Një nga gurët themelorë të shërbimeve të ofruara nga BIA është të sigurojë personel të cilët janë të aftë dhe të besueshëm për të qenë në gjendje të përmbushin nevojat e përkohshme të kompanisë.
Fleksibiliteti dhe shpejtësia janë dy nga elementët kryesorë që e bëjnë administrimin e punës një mjet themelor për të përmirësuar organizimin e kompanisë.
BIA ofron shërbime të shumëfishta në lidhje me administrimin e punës, duke garantuar një standard të kualitetit të lartë për të gjithë.
Administrim i përkohshëm
Administrim i punës me afat të caktuar konsiston në vendosjen në dispozicion të punonjësve të kualifikuar në afatin e paracaktuar, për të përmbushur nevojat e përkohshme të kompanisë.
BIA është përgjegjëse për kërkim, seleksionim dhe punësimin e profileve më të mira sipas nevojave të kompanisë klient. Profilet e zgjedhura kryejnë aktivitetet për të cilat janë vënë në dispozicion të kompanisë dhe klientëve.
Trajtimi ekonomik dhe kontributiv i punonjësve me afat të caktuar është i njëjtë me atë të punonjësve të të njëjtit nivel dhe detyrash të kompanisë klient.
Stafi ynë kujdeset për fazat individuale të proçesit me përgjegjshmëri dhe kujdes:
- Kërkimi efektiv të kandidatëve përmes mjeteve më inovative të rekrutimit në internet;
- Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja;
- Rekrutimi i personelit të përshtatshëm për nevojat e klientit;
- Trajnimi i mundshëm para punësimit dhe trajnim në punë;
- Administrimi i marrëdhënies së punës;
Transferimi i stafit
Transferimi është mjet që u lejon kompanive të përballen me tregun gjithnjë e më konkurrues dhe t’i mbajnë kostot minimale. Ne garantojmë staf me profesionalizmin e duhur për çdo lloj pune. Fushat tona të specializimit janë profile: të menaxhimit të mesëm, burimeve njerëzore, sektori financiar, logjistike, operacionale, shërbimet e kujdesit ndaj klientit, rezervimet e udhëtimit duke përdorur sistemet GDS, shërbimet hoteliere dhe hotelet etj.