Specialiste Finance [MBYLLUR]
BIA Advisory Services Shpk po kërkon të punësojë një Specialiste Finance për një kompani të huaj.
Detyrat e parashikura përfshijnë aktivitetet e mëposhtme, por jo vetëm:
– Raporton dhe ndihmon CFO-në në punën e përditshme të departamentit;
– Përpunimin dhe raportimin e saktë të llogarive të fundvitit me krahasimet ndërmjet buxhetit dhe shpenzimeve;
– Përgatitja e llogarive të fitimit dhe humbjes (profit/loss) dhe bilancit për menaxhimin;
– Ndihmoni në përgatitjen e buxheteve dhe planifikimin e biznesit, përfshirë të ardhurat e parashikuara të biznesit;
– Mbajtja dhe inserimi i deklaratave bankare;
– Sigurimi për ndjekjen e legjislacionit për TVSH-në dhe taksat;
– Kontrolli i listës së pagave;
– Ndjekja e pagesave të vonuara, raportimi i borxheve të këqija dhe vëmendja e duhur ndaj fluksit të kasës.
Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:
– E komunikueshme dhe e aftë të punojë në mënyrë të pavarur, të jetë e aftë t’i japi përparësi detyrave;
– E aftë të zgjidh problemet në mënyrë të pavarur, të jetë e vëmendëshme ndaj detajeve dhe të punojnë me informacione konfidenciale;
– Ekperiencë të mëparshme në kompani ndërkombëtare;
– Aftësi shumë të mira kompjuterike;
– Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe në ekip për të arritur afatet;
– Njohuri të gjuhës Angleze është domosdoshmëri.
Kompania ofron një punë stimuluese dhe një mjedis të shkëlqyer pune të ndodhur në qëndër të Tiranës, paketë financiare konkurruese, të gjitha kushtet në përputhje me ligjin në fuqi.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë jetëshkrimin (CV) e tyre në adresën e emailit: info@biashpk.com ose plotësoni formularin në http://ëëë.biashpk.com/candidates/sq/ngarko-cv-ne-tuaj/
Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen!