Operatorë të Kujdesit ndaj Klientit [MBYLLUR]

BIA Advisory Services Shpk po kërkon të punësojë Operatorë të Kujdesit ndaj Klientit në sektorin travel.

Detyrat e parashikura përfshijnë aktivitetet e mëposhtme, por jo vetëm:

– Ai / ajo asiston klientët përmes një sistemi të dedikuar dhe i përgjigjet çdo kërkese të klientëve;

– Operatori/rja ndihmon, sygjeron, asiston klientët për zgjidhjen e paketave të personalizuara të udhëtimit për të cilat klienti ka prenotuar;

– Ai / ajo sipas kërkesave duhet të ofrojë informacion të detajuar dhe të saktë për paketën e udhëtimit duke nisur që nga kompanitë ajrore, hotelet, resortet, automjetet me qera, guidat turistike etj.

Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:

– I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale, të jetë në gjendje të trajtojë dhe të jetë i aftë t’i japi përparësi detyrave;

– I/e aftë të zgjidh problemet në mënyrë të pavarur, të jetë i/e vëmendëshme ndaj detajeve dhe të punojnë me informacione konfidenciale;

– Ekperiencë në Shërbimin ndaj Klientit mundësisht në një mjedis të shërbimit të klientit;

– I/e fokusuar ndaj klientit dhe përshtatshmëri ndaj personaliteteve të ndryshme;

– Aftësi për të kryer disa proçese njëkohësisht, për të përcaktuar prioritetet dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive;

– Aftësi shumë të mira kompjuterike;

– Orientuar në përmbushjen e detyrave sipas afateve dhe standardeve;

– Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur ose në ekip;

– Njohuri të avancuara të gjuhës Italiane dhe njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh;

– Disponibiliteti për të punuar 40 orë në javë me rotacion prej 09:00 – 22:00 të Hënë / të Dielë , me turne fleksibël.

Kompania ofron një punë stimuluese dhe një mjedis të shkëlqyer pune të ndodhur në qendër të Tiranës, mundësi për të mësuar nga përvoja e një kompanie ndërkombëtare, paketë financiare konkurruese, të gjitha kushtet në përputhje me ligjin në fuqi.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë jetëshkrimin (CV) e tyre në adresën e emailit: info@biashpk.com ose plotësoni formularin në http://www.biashpk.com/candidates/sq/ngarko-cv-ne-tuaj/

Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen!