OPERATORЁ TЁ KUJDESIT NDAJ KLIENTIT NЁ SEKTORIN TRAVEL [MBYLLUR]

OPERATORЁ TЁ KUJDESIT NDAJ KLIENTIT NЁ SEKTORIN TRAVEL

BIA Advisory Services Shpk po kërkon të punësojë 3 Operatorë të Kujdesit ndaj Klientit në sektorin travel.

Detyrat e parashikura përfshijnë aktivitetet e mëposhtme, por jo vetëm:

– Ai / ajo asiston klientët për gjetje bagazhin të humbur përmes një sistemi të dedikuar dhe i përgjigjet çdo kërkese të klientëve.

– Operatori i shërbimit Lost & Found ndihmon klientët në të gjitha problematikat e bagazheve dhe sigurohet që ata të kenë marrë informacion të saktë, të besueshëm dhe shërbim miqësor në çdo kohë.

– Ai / ajo sipas kërkesave duhet të hedh informacion të detajuar për secilin klient sipas rregullave në sistemet gjurmuese.

Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:

– I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale, të jetë në gjendje të trajtojë dhe të jetë i aftë t’i japi përparësi detyrave.

– I/e aftë të zgjidh problemet në mënyrë të pavarur, të jetë i/e vëmendëshme ndaj detajeve dhe të punojnë me informacione konfidenciale dhe të ndjeshme.

– Ekperiencë në Shërbimin ndaj Klientit mundësisht në një mjedis të shërbimit të klientit.

– I/e fokusuar ndaj klientit dhe përshtatshmëri ndaj personaliteteve të ndryshme.

– Aftësi për të kryer disa proçese njëkohësisht, për të përcaktuar prioritetet dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive.

– Aftësi shumë të mira kompjuterike.

– Orientuar në përmbushjen e detyrave sipas afateve dhe standardeve.

– Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur ose në ekip.

– Njohuri të avancuara të gjuhës Italiane dhe Angleze.

– Disponibiliteti për të punuar 40 orë në javë me rotacion prej 06:00 – 02:00 të Hënë / të Dielë.

Kompania ofron një punë stimuluese dhe një mjedis të shkëlqyer pune të ndodhur në qendër të Tiranës, mundësi për të mësuar nga përvoja e një kompanie ndërkombëtare, paketë financiare konkurruese, të gjitha kushtet në përputhje me ligjin në fuqi.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë jetëshkrimin (CV) e tyre në adresën e emailit: info@biashpk.com ose plotësoni formularin në http://www.biashpk.com/candidates/sq/ngarko-cv-ne-tuaj/

Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen!