Asistente Burimesh Njerëzore [MBYLLUR]

BIA Advisory Services Shpk po kërkon të punësojë Asistente Burimesh Njerëzore për një kompani të mirënjohur Shqiptare.

Detyrat e parashikura përfshijnë aktivitetet e mëposhtme, por jo vetëm:

– Asiston Drejtorin në menaxhimin e departamentit të Burimeve Njerëzore;

– Menaxhimin e dokumentacionit të departamentit;

– Menaxhimin, mbikqyrjen e orareve të punës së personelit në bashkëpunim me Menaxherët e Departamenteve;

– Asistencë në plotësimin e dokumentave të personelit;

– Asiston në përgatitjen e përshkrimeve të punës;

– Asiston në përgatitjen e publicitetit për sigurimin e aplikimeve për pozicionet vakante;

– Organizon takimet dhe intervistat me kandidatët;

– Mirëmban gjithë korespodencat e zyrës;

– Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, e takimeve;

– Përgatitja e raporteve dhe informacioneve për menaxhimin;

– Asiston Drejtorin në skemën e vlerësimit të performancës se punonjësve sipas departamenteve.

Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:

– E komunikueshme dhe e aftë të punojë në mënyrë të pavarur, të jetë e aftë t’i japi përparësi detyrave;

– E aftë të zgjidh problemet në mënyrë të pavarur, të jetë e vëmendëshme ndaj detajeve dhe të punojnë me informacione konfidenciale;

– Ekperiencë të mëparshme në sektorin e Burimeve Njerzore, përbën avantazh por jo domosdoshmëri;

– Aftësi shumë të mira kompjuterike;

– Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe në ekip;

– Njohuri të një gjuhe të huaj përbën avantazh.

Kompania ofron një punë stimuluese dhe një mjedis të shkëlqyer pune të ndodhur në Tiranë, paketë financiare konkurruese, të gjitha kushtet në përputhje me ligjin në fuqi.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë jetëshkrimin (CV) e tyre në adresën e emailit: info@biashpk.com ose plotësoni formularin në http://ëëë.biashpk.com/candidates/sq/ngarko-cv-ne-tuaj/

Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen!