Agjente udhëtimi femër [MBYLLUR]
BIA Advisory Services Shpk po kërkon të punësojë Agjente udhëtimi femër për një kompani të mirënjohur Shqiptare.
Detyrat e parashikura përfshijnë aktivitetet e mëposhtme, por jo vetëm:
– Asiston klientët përmes një sistemi të dedikuar dhe i përgjigjet çdo kërkese të klientëve;
– Ndihmon, sygjeron, asiston klientët për zgjidhjen e paketave të personalizuara të udhëtimit;
– Sipas kërkesave duhet të ofrojë informacion të detajuar dhe të saktë për paketën e udhëtimit duke nisur që nga kompanitë ajrore, hotelet, resortet, automjetet me qera, guidat turistike etj;
– Ofron asistencë agjensive partnere.
Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:
– E komunikueshme dhe e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale, të jetë në gjëndje të trajtojë dhe të jetë e aftë t’i japi përparësi detyrave;
– E aftë të zgjidh problemet në mënyrë të pavarur, të jetë e vëmendëshme ndaj detajeve dhe të punojnë me informacione konfidenciale;
– Ekperiencë të mëparshme në sektorin e turizimit, mundësisht në një mjedis të shërbimit të klientit.
– E fokusuar ndaj klientit dhe përshtatshmëri ndaj personaliteteve të ndryshme;
– Aftësi shumë të mira kompjuterike, njohja e një prej programeve si Amadeus, Galieleo, Sabre përbën avantazh;
– Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
– Njohuri të një gjuhe të huaj përbën avantazh;
– Disponibiliteti për të punuar 40 orë në javë me rotacion prej 09:00 – 18:00 të Hënë / të Shtunë , me turne fleksibël.
Kompania ofron një punë stimuluese dhe një mjedis të shkëlqyer pune të ndodhur në dy qendra në Tiranë, paketë financiare konkurruese, të gjitha kushtet në përputhje me ligjin në fuqi.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë jetëshkrimin (CV) e tyre në adresën e emailit: info@biashpk.com ose plotësoni formularin në http://www.biashpk.com/candidates/sq/ngarko-cv-ne-tuaj/
Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen!